Wolfsburgu është viktimizuar para tifozëve në Volkswagen Arena me rezultat 1-6 nga Bayern Munichu.
Pas një fillimi jo të mbarë të mysafirëve, Naldo i kaloi vendasit në epërsi (17’), mirëpo ky gol vetëm sa i hidhëroi të zgjedhurit e Pep Guardiolas.
Pas disa përpjekjeve të bavarezëve, Xherdan Shaqiri, i cili kthehej nga lëndimi, arriti ta dërgojë topin pas vijës fatale (27’).
Me rezultat identik, skuadrat shkuan në pushëm dhe në fraksionin e dytë, Bayerni përmbysi gjithçka.
Në pjesën e dytë, mesfushori shqiptar ia liroi vendin Thiago Alcantaras, i cili menjëherë asistoi te Thomas Muller që shënoi golin e epërsisë për mysafirët (63’).
Mario Mandzukic shënoi golin e tretë (66’), ndërsa Franck Ribery që ka munguar një kohë të gjatë u kthye me gol (71’), falë asistimit të Robben.
Holandezi asistoi edhe te goli i dytë personal i Muller (78’), ndërsa Mandzukic shënoi për setin e parë (80’).
Bayern Munichu aktualisht ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë Borussia Dortmund, por BVB ka një ndeshje më pak të zhvilluar (kundër Freiburgut).
Bavarezëve u duhen edhe katër fitore që të shpallen matematikisht kampionë të Bundesligas (nëse Dortmundi nuk fiton këtë javë, atëherë vetëm tri fitore do ta ndajnë Bayernin nga titulli).