Bayern Munich është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA pas shfaqjes së një transparenti ‘Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës’, në ndeshjen kundër Arsenalit e zhvilluar të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shfaqja e transparentit “Thuaj J0 racizmit, thuaj PO Kosovës”, nga tifozët e Bayern Munichut në ndeshjen ndaj Arsenalit e zhvilluar të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, i ka kushtuar shtrenjtë Kampionit të Gjermanisë.
Ekipi nga Allianz Arena po ashtu pritet të dënohet edhe rreth 70 mijë euro nga UEFA për shkak të një transparenti tjetër që kishte të bënte me të drejtat e Homoseksualëve, e ndoshta edhe më shumë.
Lajmn për nisjen e procedurave për këtë dënim ishte konfirmuar nga një zëdhënës i UEFA-s, Pedro Pinto