Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësim të madh për shkak të zhvillimeve politike dhe institucionale në Serbi, ndërsa disa vende të Ballkanit Perëndimor shënojnë përparim në procesin e anëtarësimit, tha komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Duke iu drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos paralajmëroi për “probleme në fushën e drejtësisë, trajtimin e protestuesve dhe presionet mbi mediat e pavarura në Serbi”, duke theksuar se Brukseli po vlerëson nëse Beogradi vazhdon të përmbushë kushtet për mbështetjen financiare nga BE-ja.

“Jemi gjithnjë e më shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi”, tha Kos, duke shtuar se janë të nevojshme reforma konkrete, përfshirë harmonizimin e legjislacionit me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe forcimin e lirisë së mediave.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së po merr përsëri rëndësi, por përparimi mes vendeve të rajonit mbetet i pabarabartë.

Si shembull përparimi pozitiv, Kos përmendi Malin e Zi, i cili ka mbyllur 14 kapituj negociues, gjithashtu dhe Shqipërinë, e cila në një periudhë të shkurtër ka hapur të gjashta klasat negociuese.