Në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të mbajtur në Vjenë më 13 nëntor, përfaqësia e Bashkimit Evropain e ka trajtuar në tri pika krizën politike nëpër të cilën po kalon Kosova.
Sipas deklaratës së Bashkimit Evropian të siguruar nga Indeksonline, pika e parë tregon se Brukseli vlerëson që kriza politike e ka dëmtuar Kosovën në shumë mënyra, përfshi edhe zhvillimin ekonomik të saj.
Mirëpo pjesa më e rëndësishme sipas të gjitha gjasave është pika e dytë e cila thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës duhet të bëhet menjëherë e përcjellur nga krijimi i shpejtë i qeverisë. Bashkimi Evropian përmes kësaj deklarate të siguruar nga Indeksonline, thotë se është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në përpjekjen e saj që ta zgjidhin krizën aktuale politike.