Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se Shqipëria dhe Türkiyes janë dy vende mike, partnerë strategjikë dhe aleatë të besueshëm në NATO.
Presidenti Begaj ka pritur gjatë fundjavës shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selcuk Bayraktaroglu.
Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Türkiye janë aleate në NATO dhe partnerë strategjikë, me marrëdhënie të shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve u vlerësua nga Presidenti i Republikës si i konsoliduar dhe në nivele shumë të mira. Presidenti shprehu mirënjohje për kontributin e Türkiyes në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes mbështetjes në arsimim, trajnim, zhvillim kapaciteteve të mbrojtjes, të emergjencave civile dhe mbështetje mjekësore”, theksohet në njoftim.
Sipas Presidencës së Shqipërisë, ushtarakë të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në misione të NATO-s në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, “duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet forcave tona të armatosura”.
