Home TEKNOLOGJI BMW sjell super-xhipin X7?

BMW sjell super-xhipin X7?

Ka më shumë se një dekadë që është folur për prodhimin e një xhipi të madh nga BMW.
E pas shumë thashethemeve, e përditshmja gjermane “Handelsblatt” thotë se tashmë është e sigurt se prodhuesi gjerman i makinave BMW, do të sjellë xhipin e madh, X7.

BMW është në prag të investimeve të mëdha në fabrikën e prodhimeve në Spartanburg, Karolinën jugore, ndërsa e përditshmja gjermane thotë se kompania ka në plan prodhimin e një modeli X7 të bazuar në gjeneratën e ardhshme të Serisë 7. Megjithatë, ky projekt pritet të merr dritën e gjelbër.

Nëse një model i tillë do të del në treg, do të ishte më i madh dhe më i gjerë se X5, me tri radhë ulësesh dhe me hapësirë të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët. Duke iu falënderuar përdorimit të materialit të aluminit dhe fijeve të karbonit, pesha e makinës mund të mbetet pothuajse e njëjtë me X5-ish aktual, apo ndoshta edhe më i lehtë.

Ky model mendohet se do të ketë motorin turbo V-6 dhe V-8, si dhe një model me dizel.

Previous articleDuhanin e prunë nga Amerika si ilaç!…
Next articleKinë, foshnja lind para kohe, por peshon më tepër se 6 kg