Krahas dyfishimit të buxhetit për subvencione, kemi nisur edhe dy projekte të mëdha me rëndësi për bujqit e Podujevës.

Së bashku me ministrin Armend Muja, nënkryetarin Fahri Restelica, drejtorin e Bujqësisë, Behram Latifi, vizituam punimet në parkun bujqësor në fshatin Sfeçël dhe kanalin e ujitjes në fshatin Lupç i Poshtëm.

Me ministrin Muja folëm edhe për ide dhe projekte konkrete që do vazhdojnë tranformimin e sektorit të bujqësisë dhe krijimin e kushteve moderne për bujqit tanë.

Bujqit e Podujevës do të vazhdojnë të marrin lajme të mira.