Sot pata kënaqësinë ta pres në takim, ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci. Diskutuam për projekte të rëndësishme në Podujevë, të cilat pritet të ndikojnë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe në zhvillimin e sektorit të turizmit.

Pas takimit, bashkë takuam edhe disa nga artistët e Podujevës, me të cilët biseduam nga afër për mbështetjen që institucionet qendrore dhe lokale mund t’u ofrojnë projekteve të tyre kulturore.