Home LAJME Bursa për mjekësi në universitetet e BE-së

Bursa për mjekësi në universitetet e BE-së

 Në kuadër të kornizës Erasmus Mundus Action 2, ku Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesëmarrës, programi ERAWEB ofron bursa për studime në mjekësi dhe në shkencat shëndetësore të universiteteve të Unionit Evropian.

Programi ERASMUS-Ballkani Perëndimor është një program i përbashkët i mobilitetit, i ofruar nga tetë universitete të Ballkanit Perëndimor dhe gjashtë universitete të BE-së. Studentët dhe stafi akademik do të përfitojnë mundësi studimi, të mësimdhënies dhe të hulumtimeve shkencore jashtë vendit, ndërsa universitetet pjesëmarrëse do t’i rrisin kapacitetet e mësimdhënies, do të ndërtojnë ekspertizë hulumtuese dhe do të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare.

Theksi kryesor i programit ERAWEB është në hulumtimet në mjekësi dhe në shkencat shëndetësore. Hulumtimet brenda ERAWEB synojnë faktorët që ndikojnë në shëndetin e popullsisë dhe në zhvillimin e ndërhyrjeve të mundshme, me qëllim të përmirësimit të shëndetit.
Ky program e stimulon zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i rritur aftësitë akademike të studentëve, të hulumtuesve dhe të mësimdhënësve.
Konkurrimi për programin ERAWEB është online dhe do të jetë i hapur deri më 1 prill 2014.

Previous articlePërfaqësues të OVL-së të UÇK-së takojnë kryekuvendarin, Ligji as këtë javë
Next articleEULEX i dhuron QKUK-ut një autoambulancë