Home LAJME Bushati në samit: Kosova të ketë vendin e saj në OSBE

Bushati në samit: Kosova të ketë vendin e saj në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 21 të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili u zhvillua në Bazel të Zvicrës.

Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Në fjalën e tij Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

“Ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”. tha Bushati

Previous articleNehat Hyseni:“Hashim Thaçi e ka futur LDK-në në grackë”
Next articleXhaketa me panele diellore