Home Kuriozitete Çaplinin e vodhën në arkivol të vdekur!

Çaplinin e vodhën në arkivol të vdekur!

Çarl Çaplini, jo vetëm jetën, por edhe vdekjen e pati mes komedisë dhe tragjedisë.  Aktori i madh anglo- amerikan, Çarls Çaplin, që bëri epokë me filmat e tij komikë, por edhe me jetën e tij të vështirë, si pasojë e përndjekjeve për shkak të ideve dhe mesazheve që ai jepte me mjete artistike, pati  një fat të keq edhe në fundin e tij. Në vitin 1978 arkivoli me trupin e Çaplinit vidhet nga një varrezë në fshatin zviceran Corsier-sur-Vevey, në kodrat mbi liqenin e Gjenevës, pranë Lozanës.

Pas një hetimi pesëjavor, policia zvicerane arrestoi dy mekanikë automjetesh, Roman Wardas nga Polonia, dhe Gantscho Ganev nga Bullgaria (të dy refugjatë politikë), që e kishin rivarrosur trupin në një fushë rreth 2 km nga shtëpia e familjes Chaplin në Corsier. Në dhjetor, Wardas dhe Ganev u dënuan për grabitje të rëndë. Ata thanë se e vodhën trupin e Çaplinit në përpjekje për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare. Wardas, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa pohoi se ishte frymëzuar nga një krim i ngjashëm që  kishte lexuar në një gazetë italiane; Ganev u dënua me 18 muaj burgim.

Sa për Çaplinin, familja e rivarrosi trupin e tij në një varr prej betoni për të parandaluar përpjekjet për vjedhje në të ardhmen.

Previous articleIsh-trajneri i Real Madridit Toschak: Reali e mund Barçën
Next articleDuhanin e prunë nga Amerika si ilaç!…