Home LAJME Çeku: Këshilli i Sigurimit s’ka pse diskuton për FAK-un

Çeku: Këshilli i Sigurimit s’ka pse diskuton për FAK-un

qekuMinistri i FSK-së, Agim Çeku thotë se Serbia nuk duhet të frikohet nga një Forcë e Armatosur e Kosovës. Shteti më i ri në Evropë, sipas ish-gjeneralit nuk ka pretendime territoriale e as qasje armiqësore ndaj askujt.
FAK-u, thotë ai, do të jetë kontribuues i paqes dhe stabilitetit në rajon. E për këtë punë, nuk ka se çfarë të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, sish po kërkon Serbia.
“Nuk ka pse të diskutojë Këshilli i Sigurimit për këtë çështje. Ky është vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Kosovës asnjë vendim që e merë nuk e pyet dhe nuk kërkon leje nga ana e Serbisë”, ka thënë ai në një prononcim për lajmi.net. “Serbia nuk ka nevojë t’i druhet. Ne nuk kemi qasje armiqësore ndaj askujt, nuk kemi pretendime territoriale të askujt. Misioni i Forcës është mbrojtja e territorit të Republikës së Kosovës, mbrojtja e sovranitetit”, ka shtuar më tej Çeku.
Sipas tij, Forcat e Armatosura të Kosovës vetëm sa e stabilizojnë rajonin.
Qeveria e Kosovës të martën ka marrë vendim për shndërrimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, në Forca të Armatosura. Gjithashtu Ministria e FSK do të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes së Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë pesë mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë rezervë.

Previous articleHaradinaj: Unë respektoj islamin e pastër
Next articleDrejtorët e rinj të Mujës, nuk dalin në punë