Home SPORT Chelsea dhe Reali vazhdojnë tutje

Chelsea dhe Reali vazhdojnë tutje

Chelsea e ka mposhtur me rezultat 2-0 Galatasarayin, fitore që I ka mjaftuar për të shkuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kurse Real Madrid e ka kryer formalitetin me Schalken duke e mposhtur 3-1.

Chelsea dhe Real Madrid janë dy skuadrat që kanë prerë biletën për të shkuar në çerekfinale, Chelsea e ka filluar shumë mirë takimit duke shënuar që në minutën e 4 kundër Galatasarayit me anë të Eto’o.

Edhe goli i dytë për Chelsea u shënua në pjesën e parë. Realizator Cahill.

Pjesa e dytë ishte e barabartë.

Real Madrid nga ana tjetër e ka kryer formalitetin me Schalken duke e mundur me rezultat 3-1.

Golat për Real i shënuan Ronaldo (21, 74) dhe Morata (75). Për Schalke shënoi Hoogland.

Previous article10 teoritë rreth zhdukjes së aeroplanit të “Malaysia Airlines”
Next articleCapital T, të shtunën klipi i ri me 2Po2 dhe Lyrical Son