Home LAJME Çitaku dhe Ahmeti flasin për riintegrimin

Çitaku dhe Ahmeti flasin për riintegrimin

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku takoi sot Kryetrain e Prishtinës Shpend Ahmetin.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku dhe Kryetari Ahmeti diskutuan për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, me fokus të veçantë në riintegrimin e personave të riatdhesuar, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale, njofton kumtesa ministrore.

Kryetari Ahmeti falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qendror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më Integrimet Evropiane.

Previous articleVlerësohet përkrahja e Greqisë
Next articleAngelina ka një dëshirë për të cilën Brad s’është i lumtur