Home Uncategorized Çitaku: e shokuar nga deklarata e Lunacekut

Çitaku: e shokuar nga deklarata e Lunacekut

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çithaku, tha se është e shokuar nga deklaratat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të mos ndodh as gjatë dy ose tre vjetëve të ardhshme.

Sipas saj, procesi i liberalizimit të vizave nuk lidhet me afate kohore por me përmbushjen e kritereve të caktuara nga vetë Bashkimi Evropian.

“Për mua ka qenë shokuese deklarata e europarlamentares Lunacek, para së gjithash për shkak se procesi i liberalizimit të vizave nuk mund të lidhet me afate kalendarike. Procesi i liberalizimit të vizave lidhet me përmbushjen e kritereve. Ju e dini se Kosovës i janë dhënë kritere dyfish më shumë sesa vendeve të rajonit, mirëpo Kosova, të gjitha institucionet, Parlamenti, komunat, institucionet e pavarura kanë punuar shumë tani e dy vite, që të përmbushin kriteret e udhërrëfyesit”, ka thënë Çitaku për RTK.

Ajo tha se Qeveria ka punuar me përkushtim në këtë proces, ndërsa shtoi se javën tjetër do të udhëtojë në Bruksel ku do të kërkojë sqarime për këtë çështje.

“Ne jemi zënë të befasuar. Personalisht edhe e shokuar. Kam kërkuar që të shkoj në Bruksel, që kjo çështje të sqarohet”, ka thënë Çitaku. /RTK/KP/RadioRINIA/

Previous articleHaradinaj: Kosova nuk toleron anarki dhe ekstremizëm
Next articleHaziri: ka një plan konkret për investime në Gjilan