Home SPORT City interesohet për Vertonghenin

City interesohet për Vertonghenin

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Tottenhamit, Jan Vertonghen. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”. Trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, e sheh Vertonghenin si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm.

Pellegrini dëshiron që Vertonghen të jetë partner i kapitenit Vincent Kopmany në qendër të mbrojtjes së Cityt. Vertonghen 26-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2016. Ai më herët pati deklaruar se dëshiron të largohet nga Tottenhami, kurse City është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim mbi 15 milionë euro. Vertonghen te Tottenhami qe transferuar në vitin 2012 nga Ajaxi për 9.5 milionë euro.

Previous articleSi do të duket jeta në lartësi një kilometër
Next articlePejanët të premten protestojnë kundër krimit