Ish sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet të lejojnë që dikush tjetër t’u marrë primatin e udhëheqjes.
Ajo thotë se me gjithë problemet e brendshme, SHBA duhet të jetë fuqia kryesore në politikën e jashtme.
“SHBA nuk mund të bëjë hapa mbrapa, ta ulë zërin dhe ti lë të tjerët ta marrin primatin e të bëhen udhëheqësit. Edhe pse ne nuk do të donim të mendojmë se aleatët tanë demokratikë do të donin të na zëvendësojnë me dikë tjetër në raste të tilla ne kemi parë mundësinë e rrëmbimit të këtij bashkëpunimi nga ekstremistët dhe diktatorët në Lindjen e Mesme dhe nacionalistë si kinezët dhe rusët. Ngjarjet e fundit duhet të shërbejnë për zgjimin e të gjithë amerikanëve. E di se jemi të lodhur dhe të brengosur rreth problemeve në vendin tonë, por ne nuk mund t’i ikim përgjegjësisë si lidership dhe të inkurajoj ata që nuk ndajnë vlerat tona. Bota bëhet vend i frikshëm kur udhëhiqet nga ata që besojnë në ideale të ndryshme, dhe frikësohem se SHBA, do të paguaj çmimin në afat të gjatë”, tha ajo.