Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano e pranon se do ta kenë të vështirë ta ndalin yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo në El Clasicos.
Cristiano Ronaldo po e shqetëson Javier Mascherano para El Clasicos e cila do të zhvillohet të dielën në Santiago Bernabeu. Reprezentuesi argjentinas e ka pranuar se Barcelona do ta ketë të vështirë të ndal yllin portugez.
”Cristiano është lojtar i jashtëzakonshëm dhe e ka fituar Topin e Artë për këtë arsyeje. Ai mund të realizoj gola nga asgjëja”, ka deklaruar Mascherano, raporton Goal.com
”Ai ka kualitet dhe neve na pret punë e madhe kur takohemi me atë. Do jetë vështirë ta ndalim atë dhe shpresoj se a nuk do të jetë në më të mirën e tij të dielen”, deklaroi ish anëtari i Liverpoolit.
Ekipi madrilen ështënë krye të tabelës me 70 pikë të tubuara, katër më shumë sesa katalunasit.