Home LAJME Daci dhe Haradinajn: Presidenti nga LDK, kryeministri nga AAK, kryeparlamentari nga LDD!

Daci dhe Haradinajn: Presidenti nga LDK, kryeministri nga AAK, kryeparlamentari nga LDD!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë konsiderojnë se përsëritja e formulës qeverisëse e vitit 2004 do të ishte opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e vendit.

Sipas liderëve të këtyre dy subjekteve politike, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend, do të ishte i mirëseardhur një kolacion me LDK-në, me ç’rast kësaj partie do t’i takonte posti i Presidentit të vendit, Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër, ndërsa Nexhat Daci kryetar i Kuvendit.

“Në përvjetorin e shtatë të LDD-së unë e kam bërë publike një nismë të LDD-së që e ardhmja qeverisëse e Kosovës të bazohet në formulën e vitit 2004, me presidentin Rugova, kryeministër Ramushin dhe kryeparlamentarin Daci. Kjo e besoj që ka qenë një nismë edhe e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, para një viti. Prandaj, sot u dakorduam që ekziston vullneti politik. Unë e fitova përkrahjen për këtë ide edhe të partnerit tonë të ngushtë, Ramushit”, tha kryetari i LLD-së, Nexhat Daci.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “partneriteti që kemi pas në zgjedhjet komunale vazhdon edhe në ato nacionale. Është një partneritet jo vetëm që na mobilizon ne, por na ndihmon që këtë partneritet ta zgjerojmë edhe me partner tjerë, ashtu siç u shprehë edhe akademik Daci. Ideja e një bashkëveprimi, si formula e vitit 2004, do të ishte një ide që do të zgjidhte shumë preokupime të politikës së sotme”. /Tribuna/

Previous articleBerisha fyen kryeministrin, Rama ia kthen
Next articleKur Rita zhvishet (Foto)