Home LAJME Daçiç: Do të ishte më e lehtë të qëlloja me shpullë Thaçin

Daçiç: Do të ishte më e lehtë të qëlloja me shpullë Thaçin

8979Kryeministri i Serbisë, Iviça Daçiç ka deklaruar gjatë fjalës në një forum ekonomik në Beograd se për të do të ishte me lehtë të qëllonte me shpullë se sa të negocionte me Hashim Thaçin.

“Do të ishte shumë më e lehtë dhe më e këndshme për të mua që ta qëlloja me shpullë Thaçin, sesa të negocioja me të gjatë fushatës elektorale”, ka deklaruar Daçiç.

Por kreu i qeverisë serbe ka shtuar se është i detyruar të vazhdojë negociatat me Prishtinën pasi kjo është kërkesë e kreut të politikave të Jashtme në BE, Katherine Ashton.

“Ata duan që bisedimet të vazhdojnë me 13 mars, që është edhe dita e fundit e fushatës dhe pikërisht në këtë ditë më duhet të shoh Thaçin – është vërtet një fushatë e mirë”, ka vazhduar ai.

Daçiç më tej ka komentuar edhe mbi lajmin nga Prishtina se Kosova do të krijojë ushtrinë e saj. Ai u shpreh se kjo nuk është në linjën e marrëveshjes së Brukselit. “Kemi kërkuar garanci nga KFOR-i dhe NATO për këtë. Ushtria e Kosovës nuk duhet të shkojë në veri pa miratimin e KFOR-it”, tha kryeministri serb.

Previous articleS’ka zgjidhje tjeter. pas 6 oresh nis lufta e shekullit. Putini urdheron sulm me raketa
Next articleDaçiq “kërcënon” Ushtrinë e Kosovës