Home LAJME Daçiq “kërcënon” Ushtrinë e Kosovës

Daçiq “kërcënon” Ushtrinë e Kosovës

fotoKryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se paralajmërimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ata këtë e kanë paralajmëruar më herët, por Serbia ka kërkuar garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i, që nëse ndonjëherë formohet kjo ushtri, ajo nuk guxon të jetë në veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it”, tha Ivica Dacic para gazetarëve, dhe ka shfaqur shpresën se këto garantime të NATO-s dhe KFOR-it do të realizohen në praktikë, nëse paraqitet nevoja, transmeton Rel.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se prej sot vendoset që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.

Previous articleDaçiç: Do të ishte më e lehtë të qëlloja me shpullë Thaçin
Next articleShqipëri e Kosovë, mos i harroni shqiptarët në Ukrainë