Home LAJME Daka takon vëzhguesit e BE-së

Daka takon vëzhguesit e BE-së

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dake ka pritur në takim delegacionin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të kryesuar nga zëvendësshefi i këtij misioni, Marian Gabriel ku është biseduar për procesin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Fillimisht kryetarja e KQZ-së shprehu mirëseardhje vëzhguesve të BE-së të cilët do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetarja Daka i informoi në detaje anëtarët e delegacionit të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar në organizimin e Zgjedhjeve të 8 qershorit. Gjatë këtij takimi Daka theksoi se “përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas një dinamike të paraparë me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja”.

Ndërkaq, zëvendësshefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Marian Gabriel, e njoftoi kryetaren e KQZ-së se që nga dita e diel një pjesë e vëzhguesve kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Previous articleVuçiq gjen zëvendësimin e Vulinit
Next articleWenger e bën të qartë se e kërkon Benzeman