Dega e AKR-së në Kamenicë ka mirëpritur sot në radhët e veta Satmifer Kryeziu, asambleist aktual i kësaj legjislature, dhe ish-nenkryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë. Satmifer Kryeziu nga sot është anëtari më i ri i AKR-së në Kamenicë.
Në një takim mikpritës Kryetari I Degës së AKR-së Fatmir Matoshi i uroj mirëseardhje z.Kryeziu. “AKR është e përkushtuar që të punoj në të mirë të qytetarëve të Kamenicës, andaj ardhja e z.Satmifer Kryeziu është një bashkim i natyrshëm idesh dhe qëndrimesh. Ardhja e tij në AKR është shumë e mirëpritur, dhe në këtë rast dëshiroj të falënderoj z. Kryeziu dhe në veqanti edhe Besim Rexhepaj I cili ishte shumë i involvuar në këtë proces sikundër edhe në të gjitha proceset në AKR. Me Satmifer Kryeziu do të punojmë ngushtë në realizimin e programit politik dhe ekonomik të AKR-së” tha Kryetari i Degës Fatmir Matoshi.
Satmifer Kryeziu, pas kalimit të tij në AKR tha se ardhja e tij në këtë subjket është vullnetare dhe shumë qëlllimmirë. “Mendimet e mia përputhen plotësisht me ato të AKR-së e cila u dëshmua si parti shumë serioze dhe transparente dhe ka një program I cili mund të gjejë zbatim në Komunën e Kamenicës. Përveq mikëpritjes që gjeta nga kryetari I degës z. Fatmir Matoshi dhe dega e AKR-së kalimin tim e kam konsulktuar edhe me mbështësit e mi të cilët do të ndjekin veprimin tim.” tha Satmifer Kryeziu.
Dega e AKR-së në Kamenicë në ditët në vjim do të pres edhe kuadro të tjera të dëshmuara të Komunës së Kamenicës dhe është e vendosur që të mbajë derën e hapur për të rifreskuar dhe përforcuar strukturat e saj. /RadioRINIA/