Screenshot

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit është një ngjarje që festohet çdo vit më 23 Prill. Vendimi për shënimin e kësaj dite u mor në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris në vitin 1995.

Kjo ditë i kushtohet promovimit të librave dhe leximit, si dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e të drejtave të autorit në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.