• Sot është dita e fundit për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
  • Deri tash është vetëm një kandidat zyrtarisht për president. Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk e ka një kundërkandidat, gjë që kërkohet për të nisur seancën e zgjedhjes së presidentit, sipas kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
  • Po që se deri në orën 00:00 nuk ka seancë, atëherë Kosova hyn në “terren të pashkelur”, siç ka paralajmëruar Haxhiu.
  • E pak orë para këtij afati, presidentja Vjosa Osmani që hyri në muajin e fundit procedoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese për të mundësuar që presidenti të zgjidhet me votë direkt nga populli.
  • Nga ekipi i Presidencës dhe partia në pushtet të mërkurën ka pasur përplasje nëse VV-ja ia ka ofruar mbështetjen Osmanit edhe për një mandat.