Dolce ka zgjedhur të shkëputet për disa ditë nga rutina, duke udhëtuar drejt një prej destinacioneve më luksoze në botë – Maldive, transmeton Raporto24.
Ish-banorja e “BBVK” po shijon pushimet në maksimum, ndërsa nuk ka munguar as prania e saj aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa momente nga ky udhëtim.
Me poza provokuese dhe plot stil, ajo ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen e ndjekësve. Në fotografitë e publikuara, Dolce vë në pah linjat trupore, duke u fokusuar si në poza nga përpara, ashtu edhe në ato më të theksuara nga prapa.
Krahas një prej imazheve, ajo ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por që nuk kaloi pa u vënë re: “I kripur”.

