Home LAJME Donatorët amerikanë, të pakënaqur me qeverinë, mbyllin për vizitorë Memorialin e UÇK-së

Donatorët amerikanë, të pakënaqur me qeverinë, mbyllin për vizitorë Memorialin e UÇK-së

Investitorët amerikanë kanë mbyllur përkohësisht Memorialin e UÇK-së në Marinë të Skenderajt, në të cilin në një pllakë të mermerët janë skalitur emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga gjithë Kosova.
Benito Mares, ideator dhe sponsor kryesor për ngritjen e këtij Memoriali, por që ishte mbështetur ndërkohë edhe nga donatorë tjerë amerikanë, me rastin e mbylljes se këtij memoriali, pllakën e mermertë e ka mbuluar me pllaka llamarine të përforcuara me gozhda, duke i mbuluar kështu mbi 2 mijë emrat e dëshmorëve të skalitur në mermer, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Skenderaj.
Në njoftimin me shkrim të vendosur në hyrje të kompleksit, vendimin për mbylljen e Memorialit në Marinë, donatorët amerikanë e kanë marrë në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka kryer obligimin e vetë, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen, etj, karshi memorialit dhe këtë mospërfillje e kanë kualifikuar si “të turpshëm”.

“Të dashur vizitorë patriotë, donatorët amerikanë që ndërtuan fazën e parë të Memorialit Kombëtar të UÇK-së janë të brengosur që Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar ndonjë shenjë të qëndrueshme që përfundimisht të marrë përgjegjësinë për të mirëmbajtur dhe ruajtur këtë vend të nderit për të gjithë burrat dhe gratë e UÇK-së, të vrarë në luftën për liri. Që kur memoriali ishte hapur në vitin 2005, të gjitha shpenzimet janë paguar nga donatorët amerikanë, duke pritur Qeverinë që të bëjë punën e saj. Pasi që tani ka ndodhur shumë vandalizëm dhe shkatërrime dhe Qeveria e Kosovës nuk po merr asnjë hap, për arsye të sigurisë, donatorët amerikanë vendosen që ta mbyllin memorialin deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin për mbyllje të përkohshme të Memorialit të UÇK-së në Marinë, nënshkruar nga Benito Mares, sponsor.
Aty mandej udhëzohen vizitorët qe të kontaktojnë politikanët e nivelit lokal dhe atij qendror për të përmirësuar sa më shpejt që është e mundur këtë, siç thuhet, “mospërfillje të turpshme”.

Previous article18 vjeçarja që shpiku metodën e karikimit të smartphone-ve për 30 sekonda
Next articleEma tregon shumë…