Home LAJME Drejtorët e rinj të Mujës, nuk dalin në punë

Drejtorët e rinj të Mujës, nuk dalin në punë

mujDrejtorët e rinj të Ekzekutivit të Prizrenit nuk kanë dalë ende në punë. Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ndërkaq ende është duke punuar me drejtorët e mandatit të vjetër.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se drejtorët e rinj nuk kanë mundër të fillojnë punën për shkak angazhimeve që kryetari Muja ka pasur në ditët e fundit. “Kryetari Muja ka qenë shumë i angazhuar,por edhe në vizitë zyrtare në Çeki, prandaj edhe nuk kanë filluar punën drejtorët e rinj”, tha Berisha për prizrenpress.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, pjesërisht ka shpallur përbërjen e re të Ekzekutivit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë që kur janë emëruar, drejtorët e rinj vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Zëdhënësi Berisha premton se nga java e ardhshme, do të fillojnë punën drejtorët e rinj. ”Nga java e ardhshme do t’ia fillojnë punën,sepse aktualisht janë duke u bërë edhe disa analiza të punës nëpër secilën drejtori”, tha Berisha.

Previous articleÇeku: Këshilli i Sigurimit s’ka pse diskuton për FAK-un
Next articleMeta i kërkon njohjen e Kosovës ambasadorit të Mongolisë