Home SPORT Dueli shqiptar në Ligën e Kampionëve

Dueli shqiptar në Ligën e Kampionëve

Është hedhur shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Përballja më interesante për ne do të jetë dueli mes Man United dhe Bayern Munich, dy skuadrat në të cilat luajnë dy shqiptarët, Adnaj Januzaj dhe Xherdan Shaqiri.

Shorti i ka përzgjedhur këto përballje:

  • Barcelona – Atletico Madrid
  • Real Madrid – Borussia Dortmund
  • Psg – Chelsea
  • Manchester United – Bayern Munich

***
Sot në orën 12 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Liga më e fortë në botë tashmë është në fazën më të “nxehtë”, duke qenë se janë kualifikuar tetë klube të mëdha evropiane të cilat që synojnë trofeun e kampionit të Evropës.

Mbetet të shohim se si do të jetë shorti i tetëshes së madhe për LK, short për të cilin do ju njoftojmë në kohë reale.

Ndryshe, tetë skuadrat e kualifikuara në LK janë:

Atletico Madrid
Barcelona
Bayern Munich
Borussia Dortmund
Chelsea
Manchester United
Paris Saint Germain
Real Madrid

Previous articleNë Kosovë u shënua Dita Botërore e Ujit dhe e Meteorologjisë
Next articleAngela: puthja është gjuha më e mirë e imja