Home Uncategorized Dy persona te vrar ne Gjilan

Dy persona te vrar ne Gjilan

policia_kosoves_23123Gjilan – Me datën 14.11.2013, në orës 23:55, policia në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Avdulla Tahiri” në hapësirat e hapura të një kompleksi banesor.

Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona kanë ndërruar jetë: A. L. 1966 dhe F. L. 1971, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, gjersa dy persona tjerë: F. L. 1993 si dhe A. L. 1996 me urgjencë janë transportuar në QKUK në Prishtinë të plagosur, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. Të gjithë personat e cekur janë nga Gjilani.

Njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës dëshmi materiale në vendngjarje kanë gjetur:

  • një (1) armë zjarri/pistoletë, lloji TT,
  • një (1) karikator me tetë fishekë;
  • dy (2) sëpata;
  • tri (3) thika;
  • një (1) palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari);
  • shtatë (7) gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit.

Të gjitha dëshmitë e përmendura janë tërhequr (pas procedimit) nga vendi i ngjarjes, për ekzaminim të mëtejmë.

Në kuadër të veprimeve të tjera operative, njësi patrulluese janë vënë në kërkim të të dyshuarve F. M. 1962 dhe djalit të tij R. M. 1986, të cilët për momentin ndodhen në arrati.

Operativa rajonale ka njoftuar të gjitha pikat kufitare në lidhje me të dyshuarit të implikuar në këtë ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML/Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dyshohet se motivet e këtij incidenti të rëndë të jenë mosmarrëveshjet pronësore që kishin viktimat dhe të dyshuarit.

Në kuadër të veprimeve operative teknike/taktike njësitet e NJHR-së kanë bërë identifikimin e dëshmitarëve okularë dhe janë marrë shumë deklarata që lidhen me rastin.

Në vazhdim me autorizim të prokurorit të shtetit do të zhvillohen procedura të mëtejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të implikuar në këtë vepër penale “vrasje e rëndë”. /RadioRINIA/

Previous articleDonacion me 18 karrocave për Hendikos-in
Next articleLuta: Zhegra kampione me punë dhe rezultat