Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur për tëvë1.info se rreth orës 03:30, të plagosurit u sjellën nga policia dhe ndihma e shpejtë në Qendrën Emergjente.

Sipas Syla, bëhet fjalë për dy persona të lindur në vitet 1995 dhe 1999, të cilët dyshohet se u plagosën në një restorant në Veternik.

Ai theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se ata i janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve me mjekë, pritet që të plagosurit të pranohen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.