Home Uncategorized E bukura e diasporës

E bukura e diasporës

 emine_aliu_fiton_miss_diaspora2013Miss Diaspora 2013, bukuroshja Emine Aliu e cila është duke menduar që seriozisht t‘i futet botës së modës në Gjermani.

Emine Aliu ka thënë se kurorën e më të bukurës së diasporës e mori gjatë këtij viti përderisa tanimë ka synime që të konkurrojë edhe në spektakle tjera të bukurisë

« Jam zgjedhur Miss Diaspora 2013. Jam 18 vjeçare dhe synojë që të paraqitem në spektakle të bukurisë edhe në Gjermani dhe në Kosovë», ka thënë Eminja në një intervistë për Express.

Tashmë ka përfunduar shkollën e mesme përderisa thotë që kohën e lirë e kalon më shumë me familjen.

Ajo e përshkruan si ndjenjë të mirë përzgjedhjen e saj si Miss Diaspora por nuk i harron vizitat çdo verë edhe në Kosovë.

„Kryesisht rri në Ferizaj në vendlidjen e prindërve të mi“, tha bukuroshja ferizajase.

Miss Diaspora 2013 jeton në Bielfeld të Gjermanisë kurse thotë se ka ndërmend që në ardhmen t’i përkushtohet edhe modelimit.

„Dëshira ime është që të bëhem modele dhe dizajnere mode e suksesshme“, ka thënë Aliu. /RadioRINIA/

Previous articleProjekti “Ura 2” për të riatdhesuarit kosovarë
Next articleKosova, në fokus të “Festës së takimeve” në Kloten