Home LAJME E tmerrshme, policët vrasin të pastrehun (Foto)

E tmerrshme, policët vrasin të pastrehun (Foto)

Një i pastrehë nga New Mexico, i cili po bënte kamping ilegal rrëzë bjeshkëve në Albuquerque, ka vdekur nga plagët e marra, pasi mbi të kishte shtënë policia.

Kamera në helmetën e policit ka regjistruar momentin kur James Bojd (38) ua kishte kthyer shpinën policëve që kishin shtënë në të. Përkundër kritikave të ashpra, policia thotë se veprimi i tyre ishte i drejtë.

Siç është njoftuar, Bojd kishte qenë fjetur kur i janë afruar policët dhe ia kanë tërhequr vërejtjen se po qëndronte në vend të palejuar, transmeton Telegrafi.

Ai, siç thuhet, tri orë rresht ka diskutuar me policët dhe siç shihet në video-xhirim, policët i thonë të “shtrihej përtokë”, kurse disa çaste më vonë e vrasin.

“OK, do të provoj të vij me juve”, ju thotë Bojd, policëve, siç shihet në video xhirim dhe merr gjësendet e tij. Kur fillon të zbres teposhtë, një polic i thotë: “Bëje atë!”, pastaj mbi të hedhin një bombë tymi.

I pastrehu, shihet qartë se humb orientimin dhe i hedh valixhet dhe sikur nxjerr një thikë. Në atë moment, policët Domenik Perez dhe Kit Sendy shtien mbi të.

Bojd bie përtokë dhe nuk lëvizë. Policët i thërrasin ta hedh thikën, por pasi ai nuk përgjigjet, ata shtien mbi të me predha gome dhe më pastaj e lëshojnë edhe qenin. Gjaku që po rridhte nga koka e të njeriut të pafat kishte lagte gurët. E dërgojnë në spital, ku një ditë më vonë mjekët konstatojnë vdekjen e tij.

Previous articleSHBA: Në Misuri u ekzekutua vrasësi dhe dhunuesi
Next articleBartomeu: Askush nuk dëshiron ta shesë Messin