Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatje dy-mujore të paraburgimit për Dragolub Delibashiqin.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Delibashiqit më 4 shkurt 2014.
Ai është i dyshuar për nxitje për të kryer vrasje të rëndë dhe nxitje për të kryer tentim vrasje të rëndë.