Screenshot

Edhe pesë shtëpi tjera për familjet më kushte të rënda ekonomike

Me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, sot kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin edhe të pesë shtëpive tjera për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Podujevës.

Bazuar në këtë marrëveshje, Komuna participon me nga 10 mijë euro për secilën shtëpi (50 mijë në total), kurse pjesën tjetër të shpenzimeve e mbulon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Bashkë me humanistin Kastrati, sot i kemi vizituar edhe 2 familje përfituese të shtëpive, që ndërtohen bazuar në marrëveshjen e kaluar, po ashtu për 5 shtëpi. Edhe në këtë marrëveshje, Komuna participon me nga 10 mijë euro për secilën shtëpi.

E falënderova hoxhën e nderuar Halil Kastrati për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë!