Zogjtë mund të lidhen së bashku si një çift dhe të kalojnë kohë të lumtura mes vete, por edhe zogjtë e mashtrojnë njëri-tjetrin dhe e tradhtojnë e pastaj divorcohen.
Një studim i ri ka gjetur se zogjtë që jetojnë në popullsi me një raport seksi të njëanshëm janë më të prirur për tu ndarë, për tu përzier dhe për të pasur më shumë partnerë.
Zogjtë në popullatat e dominuara nga femrat janë më me shumë gjasa të divorcohen nga bashkëshortët e tyre, përderisa imoraliteti rritet në mjedise kryesisht të dominuar nga meshkujt, pohojnë shkenctarët.
Inline image 2
Studimi ka ekzaminuar sjelljet e ndryshme të 197 llojeve të zogjve dhe gjeti se shkalla e divorcit është më e lartë në specie me raport të seksit të njëanshëm femëror. Megjithatë, kur numri i zogjve meshkuj tejkalon ato femra, frekuenca e rritjes së mashtrimit në specie rritet në mënyrë tipike. Studimi i cili u botua në revistën Biologjia Aktuale, gjeti se dy gjinitë kanë gjasa të kenë më shumë partnerë kur raporti anonte në drejtim të seksit të kundërt.
“Nëse ka më shumë se një partnerë seksual, zogjtë tjerë që kanë seks rrallë kanë më shumë shanse të gjejnë një partnerë të ri të gjinisë së njëjtë”, thotë Andras Liker, nga Universiteti i Sheffield-it.
“Në thelb, seksi i rrallë bën që partneri zog të mashtrojë, të tradhtojë dhe të pëlqejë një shok të ri”, tha ai.