Home LAJME Egjipt, dënohen me vdekje 529 mbështetës të Morsit

Egjipt, dënohen me vdekje 529 mbështetës të Morsit

Një gjykatë në Egjipt ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me vdekje 529 mbështetës të ish presidentit islamist Mohammed Morsi. Ata janë shpallur fajtor nën akuzën se kanë vrarë policë dhe i kanë sulmuar forcat e rendit.

Grupi i të dënuarve, të gjithë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, janë pjesë e një gjykimi të madh ku janë përfshirë 1200 mbështetës të Morsit.

Autoritet egjiptiane kanë marr masa të ashpra kundër islamistëve të Morsit, prej se ai ishte rrëzuar nga posti i Presidentit, në korrik të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë arrestuar me mijëra persona dhe qindra të tjerë janë vrarë.

Gjykata në Minya, në jug të kryeqytetit Kajro, ka lëshuar verdiktin e saj pas vetëm dy seancash, ku mbrojta është ankuar se as që kanë pasur shansin të prezantojnë dhe mbrojnë rastin e klientëve të tyre.

Pretendohet se sulmet kanë ndodhur në jug të vendit gjatë muajit gusht pasi që forcat e rendit kishin shpërndarë dy protesta në Kajro që mbaheshin në mbrojte të Morsit. /Telegrafi/

Previous articleS’ka asgjë nga të dhënat kineze për aeroplanin e zhdukur
Next articleMartohet Albin Kurti