Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një (1) ekstradim nga Gjermania për në Kosovë.

Me datën 15.09.2026 është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, një shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të Policisë DRP Mitrovica Jug për procedura të mëtutjeshme ligjore.