Home SPORT EL: Valencia fiton, Lyoni pëson, të dyja kualifikohen

EL: Valencia fiton, Lyoni pëson, të dyja kualifikohen

Valencia ka shënuar fitore minimale, 1-0, në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës bullgare Ludogorets Razgrad.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Francisco Alcacer, pas gati një ore lojë (59’). Spanjollët kualifikohen në çerekfinale të garës së dytë evropiane, për nga rëndësia, me rezultat të përgjithshëm 4-0, pas fitores 3-0 në takimin e parë si mysafir.

Ndryshe nga Valencia, Lyoni pësoi me rezultat 2-1 në ndeshjen e kthimit si mysafir i Viktoria Plzen.

Megjithatë francezët u kualifikuan në çerekfinale të garës evropiane me rezultat 5-3, kjo falë komoditetit të krijuar nga ndeshja e parë si vendas, të cilën e fituan me rezultat 4-1.

Në çerekfinale të Europa League më herët gjatë ditës është kualifikuar edhe AZ Alkmaar. Skuadra holandeze nxori barazim pa gola ndaj rusëve të Anzhi Makhachkala, por u kualifikua falë fitores 1-0 në takimin e parë.

Previous articleShtëpia e Cobain, mund të bëhet muze
Next articleVildania “harron” ku i ka lënë bikinit