Home Kuriozitete Elitarët kthehen nga qyteti i pavarsisë me 11 vende të para dhe...

Elitarët kthehen nga qyteti i pavarsisë me 11 vende të para dhe dy shpërbime

Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në turnirin “Kupa e Pavarsisë” që është mbajtur në Vlorë më datën 26.11.2013 për të shënuar 101 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë. Në këtë turnirë ndërkombtarë morrën pjesë mbi 200 garues nga rajoni.

Në këtë turne kemi marr pjesë me 18 garues dhe kemi fituar 26 medalje prej tyre:

–          11 vende të para (medalje të arta);

–          7 vende të dyta (medalje të argjenta);

–          8  vende të treta (medalje të bronzta).

Gjithashtu, për suksesin e lartë të treguar në këtë turnirë, KK.Elita ka pranuar dy shpërblime më të rëndësishme të cilat i ndau Reis Tozaj, President i bordit të Shoqatës Wado-Ryu në Vlorë, ato shpërblime janë:

–          Klubi me rezultatet më të mira në turnirë dhe

–          Klubi me masovitet në të madhë në turnirë.

Përfaqësuesi i klubit të Elitës Bashkim Byqmeti ka dekluruar se karateistët tonë kanë treguar një cilësi të lartë në këtë turne duke u shpall kampion 11 garues që për ne është një rezultat i shkëlqyeshëm.

Puna e palodhshme e trajnerëve, kryesisë dhe garuesve të KK.Elitës po jep rezultate të larta duke i tejkaluar të gjitha pritjet tona, pasi që KK.Elita vetëm gjatë këtij viti ka arritur të stoliset me mbi 300 medalje, rezultat që nuk e ka arritur asnjë klub në Kosovë, Rajon dhe Evropë.

Garuesit që kanë fituar medalje në Turnirin “Kupa e Pavarsisë” në Vlorë:

Vendet e para (medalje e artë)

  1. Eduard Behluli (Kata)
  2. Eduard Behluli (Kumite) – 34 kg
  3. Puhiza Halili (Kumite)
  4. Gramos Nuhiu (Kumite) -38 kg
  5. Flaka Halili (Kata)
  6. Landrit Behluli (Kumite) – -68
  7. Ardit Halimi (Kumite) -55
  8. Xhemajl Sahitit (Kumite) -76
  9. Meriton Byqmeti (Kata)
  10. Meriton Byqmeti (Kumite) -61
  11. Valdrin Rashiti (Kumite) -67

Vendet e dyta (medalje e argjentë)

  1. Leotrim Rashiti (Kumite) – 38
  2. Gonxhe Halimi (Kumite) – 34
  3. Ariana Byqmeti (Kumite) -43
  4. Ardina Halimi (Kata)
  5. Ardiana Halimi (Kumite) – 47
  6. Ardit Halimi (Kata)
  7. Liridon Fejzullahu (Kumite) -61

 Vendet e treta (medalje e bronztë)

  1. Gramos Nuhiu (Kata)
  2. Puhiza Halili (Kata)
  3. Gonxhe Halimi (Kata)
  4. Dren Bajrami (Kumite) – 44
  5. Gramos Nuhiu (Kata)
  6. Ariana Byqmeti (Kata)
  7. Ema Halimi (Kata)
  8. Alvin Isufi (Kumite) – 50
    /RadioRINIA/
Previous articleHaziri: Vazhdonë falënderimet ndaj qytetarëve
Next articleDrita: shenoi edhe fitoren e radhes kunder Kastriotit