Qendra Emergjente në QKUK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar 343 raste.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

102 raste në Reanimim

107 në Emergjencën Internistike,

53 në Emergjencën Kirurgjike,

63 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

“Në Sallën e Vogël janë realizuar shërbime për 18 pacientë, ku pjesën më të madhe të trajtimeve e kanë përbërë procedurat e qepjes, përpunimit dhe pastrimit të plagëve.Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë periudhës së raportimit janë evidentuar 1 rast i intoksikimit (helmimit), 3 raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 32 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik. Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 40 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes (exitus)”, ka njoftuar Emergjenca.