Home Uncategorized Eminem: Më mirë i keq, se asgjë

Eminem: Më mirë i keq, se asgjë

Reperi amerikan, Eminem, ka deklaruar se për muzikën që ai bën është më mirë që të ketë vëmendje të keqe, se sa të mos ketë vëmendje fare.

Reperi kontrovers i cili është dënuar më parë për dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është sulmuar së fundmi për tekstet e tij homofobike dhe gjuhës së dhunshme.

Dhe, Eminem shprehet se atij i pëlqen shumë kjo, pasi që në këtë mënyrë e shpreh faktin se ai një mend është kontrovers.

“Unë jam në këtë lojë për të shtypur butonë të paprekur deri sot… që të nxis debate dhe të shoh njerëzit duke reaguar. Dhe kjo është ajo se si kemi qenë nga dita e aprë”.

“Në hip hop unë dua të them vetëm gjërat që ngrisin vëmendjen e njerëzve. Dhe unë më parë do të preferoja një vëmendje negative, se sa të mos kem fare vëmendje”.

“Mendoj se është ‘cool’ kur këngët e mia nxisin biseda të ndryshme ose debate”, ka deklaruar Eminem.

Ai shtoi se injoron rrjetet sociale pasi që thotë se aspak nuk i interesojnë kritikat e njerëzve, pasi që nëse do t’i kishte dëgjuar ato, ai nuk do të kishte arritur suksesin që ka sot.

Eminem ka lansuar ditë më parë albumin e tji të ri, “Marshall Mathers LP2” ku dallohen këngët “The Monster”, “Legacy” dhe “Stronger Than I Was”.

Previous articleBeqaj: Do të kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Next articleDhurata e nxehtë