Home LAJME Erërat e forta, i qesin problem KEDS-it

Erërat e forta, i qesin problem KEDS-it

Në orët e mbasditës së datës 19 mars 2014, për shkak të erërave të forta ekipet e KEDS në terren kanë raportuar për prishje të një numri të madh të daljeve të rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në të gjitha distriktet e KEDS.

Ekipet e KEDS janë mobilizuar me kapacitet të plotë dhe janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të sanohen në afatin më të shkurtë kohor. Disa nga prishjet janë sanuar ndërsa në disa ekipet vazhdojnë të intervenojnë dhe përfundimi i procesit të rregullimit kërkon më shumë kohë. Erërat e forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjet dhe kompanisë sonë sidoqoftë, jemi të motivuar dhe të angazhuar me kapacitet shtesë për sanimin e situatës aktuale në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor.

KEDS e ka trashëguar Rrjetin Distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që në disa raste nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat ne këto momente po përballemi. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë do të përshpejtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve.

Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose shuhen fare.

Previous article20-vjeçarja rome kërkon të shesë fëmijën për 1 mijë euro
Next articleKërcënohet Edita Tahiri