Home Uncategorized Është mbledhur Këshilli për organizimin e “Flakës së Janarit 2014”

Është mbledhur Këshilli për organizimin e “Flakës së Janarit 2014”

gjilani_flaka_janaritGjilan – Është mbledhur këshilli i “Flakës së Janarit 2014”, që do të bëjë organizimin e flakës e të cilin e udhëheq kryetari i Komunës, i cili menjëherë ka ndarë detyra për përgjegjësit e shtyllave. Edhe këtë vit skema programore do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku i gjithë manifestimi është ndarë në katër shtylla: arti letrar, arti skenik, arti muzikor dhe arti pamor.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se duhet të ndahen përgjegjësitë nëpër secilën nga shtyllat, nëpër nëngrupe dhe kështu të vazhdohet më tutje në detajimin e përmbajtjes së secilës pikë veç e veç. Është mirë që deri në javën e ardhshme t’i dimë edhe aspektet financiare se sa do të jenë. Ai ka lutur të gjithë që shpenzimet të jenë sa më minimale dhe të shpenzohet atje ku është e domosdoshme.

Ndryshe përgjegjësit e shtyllave kanë dorëzuar draft projekteve për secilën nga shtyllat si dhe skemat programore, në mënyrë që të përgatitet konkursi i përgjithshëm për t’u shpallur gjatë fillimit të dhjetorit.

Ndryshe ky manifestim tashmë tradicional, organizohet që nga koha e paraluftës së vitit ’99 dhe tani ka marrë formën e një manifestimi rreth të cilit mblidhen figura të njohura të artit e kulturës nga të gjitha trojet etnike.

Është shumë e nevojshme mbështetja financiare, që gjatë vitit të kaluar kjo është bërë nga MKRS dhe Komuna, kurse këtë vit ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që ky manifestime të mbështet financiarisht, pos Komunës së Gjilanit e cila ka të planifikuar një pjesë të mjeteve.

Një risi është në këtë vit që sikur që ky manifestim ka karakter garues edhe koncerti “xixat e flakës” do të jetë i karakterit garues nga ky vit e tutje.

Përgjegjësit janë ndarë sipas shtyllave:

Shtylla e artit letrar – Sabit Rrustemi,

Shtylla e artit pamor – Luan Shahiqi,

Shtylla e artit skenik – Ali Demi dhe

Shtylla e artit muzikor – Mehmetali Arifi

Ndërsa organizimin e Akademisë së “Flakës …2014” është përgjegjës Tahir Arifi. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: falënderime në Llashticë, do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së
Next articleFranca mbështet integrimin Evropian të Kosovës