Home SPORT Eto’o :“Mourinho i ‘çmendur’, Guardiola s’ka qenë lojtar i madh”

Eto’o :“Mourinho i ‘çmendur’, Guardiola s’ka qenë lojtar i madh”

Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o ka deklaruar se Jose Mourinho, nganjëherë mund të transformohet në një personalitet tjetër dhe ‘çmendet’ i tëri.

Mourinho kohë më parë deklaroi se ende nuk është i sigurt se sa vjeç është në të vërtetë sulmuesi kamerunas, kurse ky i fundit iu ‘kundërpërgjigj’ pas fitores 6:0 kundër Arsenalit.

“Ai nganjëherë transformohet në një personalitet tjetër, sidomos kur luajmë ndeshje të rëndësishme. Si çdo qenie njerëzore edhe ai ndonjëherë e humb mendjen e tij. Gjithsesi mendoj se kjo është një mënyrë për ta hequr presionin, siç bëri me mua kur më quajti të moshuar”, ka thënë Eto’o.

Ai më pas ka sulmuar ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola. “Ai dëshironte të më jepte leksione sesi të sulmoja kur vetë ai ka qenë një mesfushor dhe për më tepër jo ndonjë futbollist i madh. Në atë kohë i thashë: ‘Është e vërtetë që t’i nuk je normal’. Fakti është se Pep nuk i ka respektuar kurrë këto gjëra në botën e futbollit”, ka theksuar Eto’o.

Ishte pikërisht Guardiola ai që kërkoi shitjen e Eto’os te Interi në këmbim të Ibrahimoviçit në vitin 2009, por me të dy futbollistët Pep nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë.

Tani kamerunasi flet pa dorëza dhe sulmon për herë të parë publikisht ish-trajnerin e Barcelonës.

“Ai nuk ka pasur asnjëherë kurajën të mi thoshte gjërat ballë për ballë. Më është dashur t’i kujtoj atij që nuk ka qenë ndonjë futbollist i klasit botëror. I kam thënë Guardiolës që unë jam Samuel Eto’o, jam unë ai që të bën të fitosh dhe kam bërë shumë për këtë klub”, ka shtuar Eto’o.

Previous articleHajduk-Dinamo Zagreb, rrahet presidenti Mamic!
Next articleNjë selfie nga Baba Stars