Austria është bërë vendi më i fundit evropian që i mohon Shteteve të Bashkuara përdorimin e hapësirës së saj ajrore për misione të lidhura me luftën ndaj Iranit, duke u mbështetur në neutralitetin e saj dhe shqetësimet për mos-përshkallëzim të situatës.
Refuzimet, të cilat janë ndjekur edhe nga Spanja, Italia, Zvicra dhe Franca, kanë nxitur kritika të ashpra nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e quajti NATO-n një “tigër prej letre” dhe paralajmëroi se aleanca mund të rishikohet.
