Disa mbështetës do ta flaknin fanellën e tyre nëse një gjë e tillë do të thoshte fitore për ekipin e tyre, por ka edhe të tillë që heqin edhe qimet e shpinës vetëm e vetëm që skuadra e tyre e zemrës të fitojë.
Një fans i Galatasarayt tregon se sa e vlerëson ish-sulmuesin e Chelseas, Didier Drogban pasi i kërkoi një mikut të tij t’ia rruajë shpinën me emrin e superyllit të Bregut të Fildishtë dhe numrin e tij.
Por, ky veprim si duket nuk i ndihmoi skuadrës së Drogbës pasi që skuadra e tij nuk ia doli të fitonte ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.