Home Kuriozitete Fëmija 3 vjeç vdes duke ngrënë në fast food, dhurohen organet

Fëmija 3 vjeç vdes duke ngrënë në fast food, dhurohen organet

foto (4)Pas pesë ditësh agoni, gjeti vdekjen fëmija 3 vjeçar i cili të enjten e kaluar u mbyt teksa ishte duke ngrënë një hot dog, në një fast food në Romë të Italisë. Vogëlushi u shtrua me urgjencë në terapinë intensive pediatrike në Policlinico Gemelli në Romë, ku pavarësisht çdo ndihme të dhënë i vogli gjeti vdekjen.

Francesco, është ky emri i të miturit, u shtrua në gjendje të rëndë në spital pasi u mbyt nga ushqimi i thatë të cilin po e hante bashkë me nënën. Vogëlushi mbeti pa frymëmarrje për thuajse 40 minuta, pavarësisht tentativave të shumta për ta përmendur. Por teksa 3 vjeçari ndërroi jetë, prindërit e tij dhanë autorizimin për dhurimin e organeve të tij.

Previous articlePutin: Krimea është tokë ruse
Next articleSabri Fejzullahu, ‘live’ për 45 vjet