Home SPORT Ferizaj fiton, nuk dorëzohet në “luftën” për titull

Ferizaj fiton, nuk dorëzohet në “luftën” për titull

Në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligen e Kosovës u zhvillua ndeshja ndërmjet Ferizajit dhe Trepçës’89 , e cila përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të vendasve.

Golat për Ferizajin i shënuan më min 82 , Qëndrim Dautaj për 1:0 , ndërsa për 2:0 në minutat shtesë shënoi Enis Kukaj.

Ferizaji me këtë fitore ka grumbulluar 35 pikë , 8 më pak se lideri Llamkos Kosova e cila zhvillon ndeshjen e vet neser ndaj Dritës , ndërsa Trepça’89 me këtë humbje zhytet në telashe të mëdha ku bëhet kandidate potenciale për rënie nga elita.

Previous articleAksidentohet futbollisti, ja fotot “tmerruese”
Next articleAncelotti: Të harrojmë humbjen