Skuadrat elitare të vendit tonë, do të rikthehen këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 21-të. Ferizaj-Trepça ’89, sfidë kjo që do të luhet sot pasdite në Ferizaj, do ta hap ndeshjet e kësaj xhiro.
Ferizajasit pas fitores në javën e kaluar kundër Fushë Kosovës, pikët e plota do t’i kërkojnë edhe në duel me mitrovicasit, edhe pse këta të fundit nuk do të udhëtojnë në Ferizaj me flamur të bardhë.
Ndërkohë, të mërkurën janë në program të zhvillohen edhe tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro.
Lideri i tabelës, Llamkos Kosova në duel me Dritën synon fitoren e radhës. Ndërkohë, në dy sfidat tjera ballafaqohen ekipet që po luftojnë për të siguruar ekzistencën në elitën tonë, Trepça-Hajvalia përkatësisht Fushë Kosova-Feronikeli.
Ndërkaq, kjo xhiro do të mbyllet të enjten me përballjen e rivaleve të vjetra, Besa-Prishtina. /KP/Telegrafi/
Superliga / Xhiroja e 21-të
Sot takohen:
Ferizaj- Trepça ‘89
Nesër takohen:
Llamkos Kosova-Drita
Trepça-Hajvalia
F.Kosova-Ferronikeli
Të enjten takohen:
Besa-Prishtina